E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore Doreada Mio ishte Armejsa Kullolli, fotografe e profilizuar për fotot e bebeve që kur lindin. Ajo ka rreth 5 vite që fotografon momentet e para të foshnjeve kur vijnë në jetë dhe është specializuar për këtë gjë.
Ka fotografuar diku tek 150 lindje në këto 5 vite, ku më shumë kanë qenë lindjes cezariane, në raport me ato natyrale.
”Në një pjesë të lindjeve është kërkuar që babai të jetë prezent, por nuk është aprovuar nga spitalet” tha Armejsa në studio, duke shtuar se emocioni është më i madh tek lindjet natyrale në raport me ato cezariane.
Në studio gjatë intervistës është bashkuar dhe një mami nga Suedia, Marta e cila ndau përvojën e saj me teleshikuesit.Ajo rrëfeu se është dhe vet në pritje të ëmbël dhe tashmë arrin të kuptojë ndjesinë dhe përgjegjësinë e një nëne të ardhshme.
”E rëndësishme tha ajo që fëmijet të që vijnë në jetë të jenë së pari të shëndetshëm, pak rëndësia ka gjinia” tha ajo, nisur nga trendi që shumë nëna duan të mos zbulojnë gjininë deri në momentet e fundit të lindjes.
Në fund të bisedës, fotografia tha se lindja mbetet dhe do të mbetet ende momenti më i bukur i fotografuar nga jeta e një fëmije.
E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore Doreada Mio ishte Mirela Petre Sula, mjeke pediatre me një eksperiencë të gjatë, e cila ndau me publikun disa këshilla për shëndetin e fëmijëve gjatë periudhës së ndryshimit të temperaturave, si në këtë kohë.
”Është shumë e rëndësishme kontakti me pediatrin, për të dhënë këshillat e duhura për fëmijët” tha ajo në fillim të bisedës, duke shtuar se nuk duhet të shkojmë tek pediatri vetëm kur kemi një problem.
Ajo tha se viruset janë sunduesit e kohës vjeshtë-dimër dhe se duhet një kujdes i shtuar nga nënat për të gjithë fëmijët, pasi në qarkullim kemi viruset e zakonshmëm të stinës.
Çdo gjë varet nga imuniteti i trupit të secilit, por sipas mjekes fëmijët e vegjël dhe të moshuarit mund të jenë me shenja më të rënda.
Mjekja foli dhe për një numër masash të shtuara higjene për të evituar përhapjen e virusit, pa harruar ushqimin e shëndetshëm me zarzavate dhe perime të stinës, në mënyrë që të forcojmë imunitetin.