Fotografon modelet më të njohura në botë, Liridona Gjokaj: Si e ktheva pasionin për fotografinë në profesion në SHBA

Liridona Gjokaj Morina është tashmë emër i njohur në botën e artit dhe të fotografisë në Amerikë. Vajza shqiptare e lindur në Mal të zi me pasionin për fotografinë, ka korruar tashmë suksese dhe çmime si fotografe tepër e njohur në Neë York.

Ajo u largua nga Mali i zi drejt Amerikës në vitin 2016 për të ndjekur ëndrrën e saj dhe puna e palodhur tashmë i është shpërblyer.

Kam ardhur këtu në 2016, me fotografinë kam filluar që e vogël por ka qenë më tepër si hobi, foto familjare, natyrë, shëtitje por në momentin që kam ardhur këtu kam filluar menjëherë duke ndjekur dhe kurse aktivitete të ndryshme, më është dashur pak kohë që t’ia plotësojë të gjithë kohën time fotografisë. Fillimet kanë qenë pak të vështira, këtu ka shumë konkurrencë dhe duhet të gjesh mënyrën e duhur për t’u futur në industrinë e modës.

Por ajo ka arritur të depërtojnë në industrinë e modës dhe të cilësohet si ndër fotografet më të mira, duke fotografuar edhe emrat më të njohur në fushën e modelingut si motrat5 Hadid dhe shumë të tjera. “Motrat Hadid, Bella dhe Gigi por ka edhe të tjera sepse në pasarelat e modës në Neë York janë gjithmonë edhe persona të tjerë të famshëm që ke rastin t’i fotografosh” thotë ajo.

Ndërsa përsa o përket sekreteve të fotografive perfekte, ajo thotë se nuk i editon fotot:

Unë personalisht postoj foto të paedituara, janë gjithmonë të tilla që mos ti editoj dhe ata me qëllim zgjedhin modele që kanë qoftë bukurinë e vet,  qoftë personalitetin e vet.

Liridona deri në këtë  fazë,  është vlerësuar me çmime të  ndryshme, nga ku mund të  përmendim: në vitin 201çmimin “Photographer of the year” në “8th International Filmmaker Festival of Neë York”. Në vitin 2015  çmimin “The Still Life Collection Photographer Aëard”. Në vitin 2014  çmimin “The exposure Aëard” nga “SeeMe Community”. “Këto janë edhe motiv që të japin ty si fotografe që puna jote shpërblehet” shprehet ajo.

Në fund, vajza shqiptare që ndoqi ëndrrën e saj dhe arriti të triumfojë edhe në Amerikë, ka një mesazh për të rinjtë që mos të heqin asnjëherë dorë nga ëndrrat e tyre.

Punë, punë dhe vetëm punë dhe most ë heqësh kurrë dorë nga ajo që do. Sigurisht që do të ketë shumë sakrifica ashtu sic kam bërë dhe unë për të arritur deri këtu por ja vlen për dicka që ti e do.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës