
Shokët dhe shoqet e klasës së 15- vjeçarit Erjon Boba, i cili humbi jetën pasi u plagos me thikë në zemër nga një 14-vjeçar në qytetin e Durrësit, i kanë shkruar një mesazh në dërrasën e klasës duke treguar mungesën që ndjejnë për të.
‘Përse na ike more Erion? Përse na ike more shok. Si na e thave zemrën kështu? Si na shkatërrove krejt
Klasa bosh, nuk do të jetë më e njëjtë pa ty. Ishe dhe do të mbetesh gjithmonë ai shoku çapkën dhe gazmor që e donim të gjthë
Përjetësisht në zemrat tona! I pa harruar qoftë kujtimi yt!
I mituri u plagos me thikë në pjesën e gjoksit, pranë zemrës, rreth orës 14:00 të 25 nëntorit, vetëm 20 minuta në këmbë nga shkolla “Dom Nikollë Kaçorri”, ku mësonin të dy nxënësit e përfshirë në konflikt.
Sherri nisi nga një koment në rrjetet sociale dhe ofendimeve të vazhdueshme në shkollë, të cilat më pas degraduan në plagosje me thikë. Dyshohet se 15-vjeçari Erjon Boba e kishte marrë në telefon autorin 14-vjeçar për të kërkuar sqarime, pasi kishte dëgjuar se ai e shante vazhdimisht në shkollë.
Lajmi kryesor:
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet nesër në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi: S’kishte konflikte, ndihmoi shokët









