Në grupin e tifozëve shqiptarë të cilët udhëtuan drejt Yerevanit në Armeni për të ndjekur kombëtaren shqiptare nuk kanë munguar dhe personazhe të njohur.

Shqiptarja.com ka siguruar foton ku Agron Duka ish-ministri Bujqësisë aktualisht deputeti i Partisë Republikane dhe Agron Kuliçaj ish-zv.drejtori i Policisë së Shtetit në qeverinë Berisha si dy tifoz kanë ndjekur bashkë ndeshjen.

Është pikërisht kjo foto e cila ka ulur bashkë dy Agronët, që kanë shijuar 3 golat e kombëtares dhe kualifikimin e Shqipërisë për Europianin “Francë 2016”.

duka
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)