Masat për një bregdet të pastër, pa plehra dhe mushkonja do të vijojnë deri në fund të muajit gusht bën të ditur Kryeministri Edi Rama. Përmes një kolazhi fotosh të publikuara në “Facebook”, Rama sjell në vëmendje punën që po bëhet dhe duhet bërë për pastrimin e gjithë zonës bregdetare për plazhe të pastra.
Me anë të fotove Rama bën një krahasim të disa prej plazheve të frekuentuar se si kanë qenë para ndërhyrjes së ushtrisë në pastrimin e tyre dhe se si duken pas aksionit për largimin e mbeturinave nga plazhet.
“Vijon puna për Shqipërinë Turistike që këtë vit do t'i mikë presë pushuesit në plazhe të pastra, pa plehra e pa mushkonja. Një plan i plotë masash me kohëzgjatje deri në fund të gushtit ka filluar të jetësohet përgjatë gjithë vijës bregdetare.”-shkruan Rama në rrjetin social “Facebook”.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com