Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit po vijon një operacion rajonal në zonat bregdetare, për t’i pastruar nga inertet dhe për t’i kthyer në shërbim të publikut.
Bëhet fjalë për mbeturinat e harruara pas rrëzimi të ndërtimeve të paligjshme nga aksionet e shkuara.

(Në Foto: Momente nga pastrimi i bregdetit nga mbetjet urbane të harruara)
Plazhistët kanë protestuar nëpërmjet numrit të gjelbër, duke sjellë dhe reagimin e institucioneve. Kështu pas ankesave të mbërritura në numrin e gjelbër 08003737, të vënë në dispozicion të qytetarëve nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, nisi aksioni në Dhërmi, Himarë, i cili vazhdon aktualisht në Sarandë dhe do të përfundojë në Vlorë.

Në zonat bregdetare, procesi i rehabilitimit, po kryhet me ndihmën e Forcave të Armatosura, të vëna në dispozicion nga Ministria e Mbrojtjes, dhe po mbikëqyret nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, zëvendësministrat Gjon Radovani e Alfred Dalipi së bashku me Institucionet e saj të Varësisë.

Të gjitha shqetësimet e qytetarëve, që kanë mbërritur në Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit janë adresuar nga Task Force, në kuadër të të gjithë masave të marra për sezonin turistik veror. Për të siguruar që ky sezon të jetë ndryshe, është i domosdoshëm bashkëpunimi i pushtetit vendor dhe marrja e përgjegjësive nga autoritetet lokale.

Në mbështetje të Task Forcës, janë ngritur edhe 9 kampe vullnetarësh, të vendosur përgjatë vijës bregdetare, të cilët së bashku me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe Forcat e Armatosura po punojnë për pastrimin e plazheve, në të gjithë vendin.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com