IZRAEL -  Vajzat në foto, të cilat shfaqen aq të natyrshme në raportin që kanë me armët dhe uniformat ushtarake, janë pjesë e batalionit Karakal të ushtrisë Izraelite. E vetmja gjë që mund t’i dallojë nga kolegët e tyre meshkuj nuk është ndonjë aftësi plus apo mangësi, por përsosmëria e përdorimit të ngjyrave mimetizuese në fytyra dhe imazhi i ri i potencës ushtarake në botë.

Batalioni Karakal, është një njësi ushtarake tokësore izraelite që patrullon kufirin me Plaestinën, duke patur si kontigjent të tij 70% të ushtarëve me gjini femërore. Vajzat në foto më parë kanë shërbyer në role dytësore në forcat e armatosura izraelite, në poste si infermiere, operatore radio, kontrollore ose punonin në zyra. Por, siç duket qartë dhe në foto, vendi ku ndihen më gazmore është terreni i luftës, përkrahu me armën.

ushtria femra karakal

ushtria femra karakal

ushtria femra karakal

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)