SPANJE - Mijëra kureshtarë kanë vizituar kishën në Bojra të Spanjës, për të parë pikturën e shekullit të XIX-ë e Elia Garcia Martinez, të titulluar “Ecce Homo”.

Kureshtja e tyre justifikohet prej faktit se së fundi piktura u ‘restaurua’ nga një zonjë e moshuar, Sesilia Gimenes, e cila ndryshe nga pritshmëritë, e dëmtoi ikonën, tashmë të kthyer në më qesharaken në web.

Restaurimi i pikturës u bë me rastin e festës së qytetit. Autoritetet mund të ankohen për këtë humbje artistike, por nga ana tjetër nuk mund të bëjnë të njëjtën gjë në lidhje me popullaritetin e papritur në Bojra.

Të shtunën e kaluar, 18 mijë persona firmosën një peticion, me kërkesën që piktura të qëndrojnë në gjendjen aktuale.

Ndërkaq, pritet që një ekip ekspertësh të vlerësojnë nëse janë të nevojshme ndërhyrje të tjera.

(Gre.M/Shqiptarja.com)