SHKODËR - Një rast i çuditshëm ka ndodhur në Shkodër, ku një vajzë e re nuk është lejuar të votojë.

Deri këtu nuk ka asnjë për t’u habitur, por komisionerët e Qendrës së Votimit ku është paraqitur vajza i kanë thënë se ajo ka votuar njëherë.

Kjo pasi në listën e zgjedhësve rezulton se, dikush ka përdorur të dhënat e pasaportës së saj për të votuar.

Pasi në fakt Ingrid Paçrami nuk kishte votuar dhe asaj i mungon edhe shenja identifikuese në gisht që tregon se ka votuar njëherë.
ingrid

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)