Një triçikël është bërë burim aksidenti në autostradë. Në foton e publikuar në rrjetet sociale, tre persona ndodhen sipër një triçikli dhe po ecin në autostradë, pa u shqetësuar se në këtë rrugë lëvizin makina me shpejtësi të madhe.
Sipas Kodit Rrugor, ndalohet qarkullimi në autostradë i karrocave, biçikletave, ciklomotorëve, motorëve me cilindratë më të vogël se 150 cc.
Pasi është evidencuar shkelja e këtij rregulli organet e policisë detyrojnë drejtuesin e mjetit të largohet nga autostrada së bashku me mjetin, duke dhënë ndihmën e nevojshme për një largim të tillë. Fotoja mendohet të jetë shkrepur në autostradën Durrës-Kavajë.
Në rastin e treguar në foto, ciklomotori ka vazhduar rrugën pa e vrarë mendjen se veprimi i tij është një kundravajtje rrugore.
Natyrisht,policia shqiptare gjobitë e ndalon motorrat e fshatarëve që mbajnë të gjithë edhe helmeta mbrojtëse e dalin të shesin prodhimet e tyre në qytet. Kurse gabelët me mjete të shpikura prej tyre pa asnji rregull teknik me 4-5 veta në kosh bredhin ku të duan!
Përgjigjuc'llogjike,, ne shqiperi nuk ka rregulla nuk respektojne asgje
PërgjigjuQ’do vend në perendim i kishte burgos pa i pyetur fare!