Nuk është aspak e favorshme për klimën që ka Shqipëria, por ja që ndodhi. Në bregdetin e Sarandës është formuar një tornado, e ndërsa në rrjetet sociale janë publikuar një mori fotosh. Pushuesit më tepër janë trembur nga torndoja, e ndërsa moti me kapriçot e tij ka prishur edhe ditët e pushimit për shumë njerëz.

Por çfarë është në të vërtetë tornadoja, që shpeshherë ka pasoja shkatërruese natyrore?
Tornadot janë shtylla të dhunshme të ajrit, në shkallë të vogël, dhe ato tentojnë të arrijnë madhësinë deri në më tepër se 100 metra. Ato zhvillohen nga stuhitë, që krijohen në atmosferë. Është një stuhi që zhvillohet pas një përzierje e ajrit të nxehtë e të lagësht me ajrin e ftohtë dhe të thatë, që bashkëveprojnë me njëri-tjetrin .
Shtetet e Bashkuara janë vendi më i rrezikuar në botë sa u përketë tornadove. Thuhet se në këtë vend gjatë një viti ndodhin 1200 shtrëngata të tilla.

/Shqiptarja.com