Kryeministri Edi Rama gjendet në një vizitë pune në Jeruzalem në Izrael, e cila ka nisur prej 25 janarit dhe do të mbyllet ditën e martë, më 27 janar. Vizita zhvillohet në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit
Ngjarja kryesore e ditës së sotme është fjalimi i tij historik gjatë seancës plenare në Knesset, e cila nis në orën 16:15. Fjalimi është parashikuar nga protokolli i posaçëm i Knessetit i cili u ka rezervuar një hapësirë të dedikuar disa udhëheqësve të zgjedhur, ku së fundmi ishte Donald Trump.
Në këtë vizitë, kryeministri shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe delegacioni.
Në orën 11:00, pas takimit me homologun izraelit, Benjamin Netahyanu, dy delegacionet do të mbajnë edhe një deklaratë për shtyp.
Më 27 janar, Rama do të mbajë fjalim përpara presidentit izraelit në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit.
Gjatë së dielës, kryeministri dhe bashkëshortja u ndalën në memorialin e viktimave të Festivalit Nova, një monument që përkujton viktimat e masakrës së festivalit muzikor Nova gjatë sulmeve të 7 tetorit 2023.
Axhenda e plotë:
Ditën e hënë, më 26 janar, ora 11:00 – 12:30 Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili do të pasohet nga takimi mes dy delegacioneve, në përfundim të të cilit do të ketë edhe deklaratë për shtyp.
Paralelisht, znj. Linda Rama, në shoqërinë e znj. Herzog, bashkëshortes së Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog, do të zhvillojë një vizitë në Bibliotekën Kombëtare.
Në orën 14:00, Kryeministri Rama, i shoqëruar nga znj. Linda Rama, do të mbërrijë në Knesset “Plaza”, Parlamenti i Izraelit, ku do të pritet me një ceremoni të posaçme shtetërore nga Kryetari i Knessetit. Ceremonia përfshin rojet e nderit, ekzekutimin e himneve kombëtare, si dhe vendosjen e kurorave në monumentin e ushtarëve të rënë dhe në monumentin e viktimave të terrorit.
Më pas, Kryeministri Rama do të firmosë Librin e Përshtypjeve në Hollin Shagall.
Në orën 14:30, Kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar do të zhvillojnë një takim me Kryetarin e Knessetit, z. Amir Ohana.
Në orën 16:15, do të nisë seanca plenare speciale e Knessetit, e shoqëruar nga hyrja ceremoniale në sallë. Gjatë kësaj seance do të mbajnë fjalën Kryetari i Knessetit, z. Amir Ohana, Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, Lideri i Opozitës, Yair Lapid, si dhe Kryeministri Edi Rama, i cili do t’i drejtohet Parlamentit të Izraelit me një fjalim historik sipas protokollit të posaçëm që Knesseti u ka rezervuar një numri të kufizuar udhëheqësish të huaj dhe së fundmi Presidentit të SHBA, Donald J. Trump.
Në orën 17:15, do të zhvillohet një pritje zyrtare në nder të Kryeministrit Rama, me pjesëmarrjen e ambasadorëve dhe të ftuarve të posaçëm, në Jerusalem Hall të Knessetit.
Ndërsa, znj. Linda Rama do të ketë një takim të veçantë me gratë parlamentare.
Më 27 janar, Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit, ku do të mbajë një fjalë, në praninë e Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog.
Gjatë qëndrimit në Jeruzalem, Kryeministri Rama do të kryejë gjithashtu vizita simbolike në Ëestern Ëall (Muri i Lotëve) dhe në Kishën e Varrit të Krishtit.
Komente












Kjo vizite do te jete shume historike sepse nis shkaterrimi i vendit tone me futjen e cifuteve , do vije momenti qe do na ndodh e njejta gje qe po i ndodh popullit Palestines ,rama dhe politikanet e ketij vendi jane fatkeqesia e kombit
PërgjigjuTurp turp turp
Përgjigju