TIRANË - Në kushtet, kur korsitë e pakta të biçikletave që ekzistojnë në kryeqytet, janë kthyer në vendparkim për makinat, qytetarët kërkojnë shtimin dhe respektimin e këtyre korsive.
Përfaqësuesi i Ecovolis, Ened Mato tha se nisma është konceptuar në formën e një pedalimi sensibilizues, ndërsa shtoi se iniciativa të tilla do të ndërmerren edhe në vijim.
Mungesa e korsive të posaçme për bicikletat, dhe zaptimi nga makinat i atyre pak korsive që ekzistojnë në kryeqytet, ka nxitur sërish protesta sensibilizuese.

Ky vogëlush është një nga të shumtët që kërkon të kalojë i sigurt në korsitë e bicikletave, korsi të cilat rëndom kthehen në parkim për automjetet.
Ecovolis e ndërmerr këtë nismë për herë të dytë, ndërsa përfaqësuesi Ened Mato thekson se iniciativa të tilla do të vijojnë edhe më tej.
Redakia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO