ELBASAN - Një kamion i ngarkuar me pajisje elektrike është përmbysur aksin Elbasan-Librazhd në afërsi të kthesës së Murrashit paraditen e sotme.

Kamioni me targa El 2056 C mendohet se është rrëzuar për shkak të  shpejtësisë së madhe që ka hyrë në kthesë ose për shkak të një pakujdesie nga ana e drejtuesit.

Nga aksidenti nuk ka asnjë person të plagosur. Në vendin e ngjarjes mbërriti policia për të larguar kamionin e rrëzuar nga rruga.

Ndërkohë që po punohet për të zbardhur shkaqet e plota që çuan në rrëzimin e kamionit.


kamion i permbysur
(Foto: Kamioni i përmbysur.  Foto, A.Çakshiri/shqiptarja.com)Foto të tjera


(v.gj/shqiptarja.com)