INDI - Një degë e kompanisë së automjeteve Ford në Indi ka kërkuar falje për një reklamë, që tregon Silvio Berlusconin me tre vajza me duar të lidhura prapa, brenda një makine të tipit Ford Figo.

Berlsuconi shikohet tek sedilja e shoferit me sloganin, “Lërini problemet tuaja pas portobagazhit të rehatshëm Figo”.

Reklama është postuar on line tek faqja e degës së kompanisë Ford në Indi.

Kompania ka shprehur keqardhjen e tij për incidentitn dhe ka shtuar se këto imazhe nuk paraqesin standartet e profesionalizmit brenda kompanisë Ford.

Një zëdhënës tha për BBC-në se kompania e madhe Ford po merr seriozisht incidentin dhe po merr hapa të nevojshme për të siguruar, që gjëra të tilla mos të ndodhin në të ardhmen.

BERLSUCONI NE FORD FIGO REKLAME


(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)