FOTOLAJM/ Fushata e ‘çuditshme’ e marketingut në Kanada, 3 milionë dollarë brenda kutisë së xhamit, ai që e thyen merr të gjitha paratë
Kutia e xhamit ku ndodhej shuma e 3 milionë eurove
Një fushatë e pazakontë marketingu në Kanada është bërë virale për shkak të mënyrës sesi është realizuar. Kompania ‘3M’ eksperimentoi me një fushatë marketingu që përfshin xhamin anti-plumb. Ashtu si Tesla, kjo fushatë marketingu është bërë virale duke ngjallur interes të konsiderueshëm.
Në një stacion autobuzi në Vankuver të Kanadasë, brenda kutisë së reklamave u vendosën 3 milionë dollarë. Kutia e reklamës përbëhej nga xhami i prodhuar nga kompania “3M”. Rregulli ishte i thjeshtë. “Kushdo që arrin të thyejë xhamin, mund të mbajë shumën prej 3 milionë dollarëve”.
Kushti i vetëm për këtë ishte që personat të cilët tentojnë të thyejnë xhamin, duhet të përdorinn vetëm këmbët dhe jo pjesë të tjera të trupit.
Duke qenë se rojet e sigurisë ishin të pranishme në vendin ku ndodhej kutia prej xhami me 3 milionë dollarë brenda, asnjë prej qytetarëve që e provuan nuk arritën të thyenin xhamin. Kjo solli një sukses marketingu për kompaninë, duke provuar cilësinë e xhamit të prodhuar.
Në kutinë prej xhami, ndodheshin në fakt vetëm 500 dollarë të vërteta të vendosura mbi shumën tjetër të parave fallco. Por në rast se një person do arrinte të thyente xhamin, atij do t’i jepej e gjithë shuma e 3 milionë dollarëve në kartëmondedha të vërteta.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
54.1%
-
Jo
38.7%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 377
Lajme të tjera
-
SHBA dhe Kanadaja nënshkruajnë marrëveshjen për refuzimin e azilkërkuesve
24 Mars, 15:16
-
Emigracioni rrit me mbi 1 milion popullsinë e Kanadasë
23 Mars, 08:58
-
Kanadaja ndalon përdorimin e TikTok-ut në pajisjet qeveritare, vendimi disa ditë pasi u ndalua edhe nga Komisionin Evropian dhe SHBA
28 Shkurt, 09:41
-
Kanada/ Ushtria amerikane rrëzon një objekt të paidentifikuar në hapësirën ajrore kanadeze
12 Shkurt, 07:54
-
Vrau policin dhe djalin e tij 23 vite më parë, arrestohet në Kanada shqiptari i dënuar me burg të përjetshëm (EMRI)
10 Shkurt, 22:15
-
VIDEO/ Kokaina, heroina dhe drogat e rënda tanimë të ligjshme në Kanada, dalin pamje nga përdoruesit e drograve
1 Shkurt, 19:05
-
Kanada: Ne do të dërgojmë 4 tanke Leopard në javët e ardhshme në Ukrainë
26 Janar, 21:24
-
Japonia i kërkon ndihmë Kanadasë për energji të pastër
13 Janar, 07:47
-
Trajneri shkarkohet 15 orë pas emërimit, komenti i 11 viteve më parë i prish punë
12 Janar, 22:00
-
VIDEO/ Gazetarja në Kanada shkëput lidhjen 'live', momenti bëhet viral: Nuk po ndihem mirë!
11 Janar, 16:21
-
Botërori i 2026 me 48 ekipe, zbardhen ndryshimet e reja për Kupën e Botës! Nuk ka ndeshje barazim
23 Dhjetor 2022, 13:02
-
Konsiderohej si një prej qyteteve më të sigurta në botë, ekzekutohen 5 persona në Toronto! Agresori qëllohet për vdekje nga policia
19 Dhjetor 2022, 15:55