FUSHE KRUJE- Fermeri Riza Teta ka bërë një zgjedhje të çuditshme për të tharë misrin. Ai ka ''privatizuar'' një segment të unazës së qytetit në Fushë Krujë, duke e bllokuar në dy anët e saj me shirita dhe me dengje bari të presuar. Rrugën fermeri e përdor si fushë për të tharë misrin e sapo korrur nga bahçja e tij.

Me dhjetra automjete tentojnë çdo ditë të kalojnë përmes unazës dhe pasi e gjejnë rrugën të bllokuar kthehen mbrapsht, duke shkaktuar një kaos lëvizjeje në qytet. Jashtë kameras drejtuesit e mjeteve thonë se një veprim i tillë është paimagjinueshëm dhe i padëgjuar më parë. Ndërkohë që fermeri është justifikuar duke thënë "s'kam ku ta thaj tjetër".

Në fakt jo vetëm veprimi i fermerit është i padëgjuar por edhe mos veprimi i policisë është po kaq i papërgjegjshëm. Unaza e Fushë-Krujës prej 4-5 ditësh e bllokuar me misër edhe asnjë masë nuk është marrë për hapjen e saj.
(ash/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com