AUSTRALI - Shkencëtarët janë duke punuar për të klasifikuar një specie të re kandili deti gjiganr që u gjet në një plazh të Australisë. Kandili gjigand u gjet nga një familje. Shkencëtarët thanë se e njihnin specien, por ende nuk e kishin klasifikuar atë.

Familja që gjeti kandilin e detit bëri dhe një fotografi me të.  Dr. Lisa-ann Gershwin e agjencisë qeveritare CSIRO të Australisë e përshkroi kandilin si një "kafshë me të vërtetë madhështore".

"Familja gjeti kandilin e detit dhe bëri një foto të mahnitshme. Kandili dukej si një vakt i hedhur në një pjatë. Kjo është një nga speciet që e kam njohur për një kohë të gjatë, por nuk është klasifikuar ende.

Jemi shumë të interesuar të dimë rreth saj", tha dr. Gershwin.

Ky lloj kandili i detit mund të rritet deri në 3 metra.

kandil deti


(v.gj/shqiptarja.com)