FOTOLAJM/ Google vendos shiritin e zisë në nder të viktimave të Koçanit në Maqedoninë e Veriut

FOTOLAJM/ Google vendos shiritin e zisë në nder të viktimave të Koçanit në Maqedoninë e Veriut

Google vendos shiritin e zisë për viktimat në Maqedoninë e Veriut

Motori më i madh i kërkimit në Internet, Google në Maqedoninë e Veriut, në shenjë nderimi për viktimat e tragjedisë në Koçan, ka publikuar shiritin e zisë në sajtin e saj.

Google ka shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e saj për viktimat dhe familjet e tyre.

“Mendimet tona janë me viktimat e tragjedisë në Koçan dhe familjet e tyre,” ka shkruar Google në faqen e saj, duke i bashkuar ngushëllimet për këtë tragjedi të rëndë që ka prekur shumë njerëz.

Ky akt simbolik ka tërhequr vëmendjen e shumë përdoruesve të internetit, duke shfaqur një mbështetje të madhe për ata që janë prekur nga ky ngjarje e dhimbshme.

Më 16 mars, 59 të rinjtë humbën jetën pas zjarrit masiv që ra në klubin e natës “Koçani Puls”, ndërsa u plagosën 155 të tjerë. Në diskotekë ishin rreth 500 të rinj, duke ndjekur një performancë nga bendi maqedonas DNA. Mediat vendase raportuan se shkak i zjarri kanë qenë fishekzjarret që janë përdorur brenda në ambientet e lokalit gjatë festës. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:50
YouTube 'në zi' për tragjedinë me 59 viktima në Koçan të Maqedonisë së Veriut

1742331129_047d73eae06a4e5eaa3d13c4d926.jpg

Pas shfletuesit më të madh të kërkimit, Google, edhe YouTube ka vendosur shiritin e zi në sajtin e saj në shenjë nderimi për 59 viktimat në Koçan.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Mund të ndiheni energjik dhe të motivuar, çfarë kanë parashikuar yjet për sot

Mund të ndiheni energjik dhe të motivuar, çfarë kanë parashikuar yjet për sot