Festa e Krishtlindjes ka rikthyer në Shqipëri, por edhe në vëmendjen e opinionit publik ish Kryeministrin e vendit, Fatos Nano.
Përmes një fotojë të publikuar, në të cilën duket bashkë me djalin e tij 22 vjeçar, Nano uron festën e Krishtlindjes për të gjithë besimtarët nga qyteti i Korçës.
Klajdi Nano e ka publikuar foton me babain e tij, Fatos Nano në Instagram duke uruar miqtë e tij: “Gëzuar Krishtlindjet”.
Në fakt, Klajdi Nano është djali i bashkëshortes së Fatos Nano, Xhoanës, por që është birësuar nga ish-Kryeministri kur djaloshi ishte në moshën 14-vjeçare.
Fatos Nano nuk del në publik shpeshherë duke bërë që imazhi i tij të shfaqet rrallë herë në media, vetëm në raste festash ose përvjetoresh.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com