TIRANË - Vijon të jetë problematike situata në spitalet e vendit, ndërsa fluksi i lartë i rasteve në Spitalin e Traumës (ish-spitali Ushtarak) këto ditë, ka detyruar familjarët e pacientëve që të flenë në korridoret e këtij spitali.

Fotoja e mëposhtme është realizuar në orët e para të mëngjesit rreth orës 01:00 nga mjeku Arben Runa i cili ia ka dërguar një tjetër mjeku, bashkangjitur edhe me një citat.

“Kur na flisnit për mjekësinë falas mos kishin parasysh vetëm hotelerinë? Ja keni arritur. Tek shkallët e pavijonit tënd po flenë këta ditëzinjtë dhe pa paguar kokërr leku”, thuhet në postimin e mjekut.

spitali ushtarak
(Në Foto: Dy persona që flenë në shkallët e Spitalit të Traumës)

Ndërkohë që e njëjta situatë duket që është edhe te QSUT-ja, ku prindërit janë duke pritur para pavionit të Pediatrisë, të shtrirë në lulishte, që fëmijët e tyre të marrin serum për shkak të virozës së verës. 

paciente para qsut
(Foto e realizuar para pavionit të Pediatrisë në QSUT, e shpërndarë në rrjete sociale)

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)