FOTOLAJM/ Planet nga lart nxjerrin zbuluar Lulzim Bashën për ndërtimin e katit të 13 shtesë
Apartamenti dhe shtesa e katit të Lulzim Bashës në katin e 12-të të pallatit
Lulzim Basha deklaroi dje se nuk e ka përdorur kurrë lejen për ndërtimin e katit të 13-të që ka firmosur vetë kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, dhe se ajo leje ka skaduar, por e vërteta është ndryshe dhe faktet tregojnë krejt të kundërtën.
Siç mund ta shihni edhe nga kjo foto, duken qartë dy katet e banesës së Lulzim Bashës. Në këtë pallat ai zotëron katin e 12 dhe të 13. Në ikje e sipër, ish-kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha do t’i jepte vetes një leje për ndërtimin e një kati shtesë në pallatin 12 katësh ekzistues, në të cilin ai jeton prej disa vitesh në rrugën “Dervish Hima” në kryeqytet, në zonën e njohur si kullat e stadiumit "Qemal Stafa". Leja daton në vitin 2014, ndërsa firma e përzgjedhur për ndërtimin e këtij objekti siç shihet dhe në faksimile është “Archimed International sh.p.k”.
Apartamenti përmban oxhak, hapësira të veçanta për gatim dhe për ngrënie, dhomat e veçanta për fëmijët, ndërsa nuk mungojnë edhe abazhurët dhe pikturat e shtrenjta.
Këtë leje Basha ia ka dhënë vetes në konflikt të pastër interesi, duke qenë se ka firmosur një leje ndërtimi nga e cila ka përfituar direkt vetë. Po ashtu, ajo leje është në kundërshtim me kushtet urbane, çka përcjell tek qytetarët modelin më të shëmtuar se si zaptohet një hapësirë publike dhe si rrezikohet jeta e banorëve të pallatit ku banon, sepse kati I 13-të cilësohet edhe si shtesë në volumin e pallatit.
Po ashtu, bie në sy fakti se në Tiranë nuk ka raste të tjera ku lejohet shtesë kati e një objekti ekzistues të kësaj lartësie, apo të një lartësie më të ulët.
Por, ndërtimi i katit të 13-të nga Lulzim Basha ka rezultuar një fatkeqësi e madhe edhe për banorët e pallatit. Përveç֛se dikur banorëve iu është dashur të provonin terrorin e zhurmës dhe të pluhurit gjatë kohës që Basha ka ndërtuar katin e 13-të shtesë, sot ata vuajnë mungesën e ashensorit dhe të aksesit në tarracë, e cila konsiderohet në fakt hapësirë e përbashkët, por që realisht shfrytëzohet vetëm nga Basha.
Për ashensorin banorët janë ankuar disa herë, pasi konsiderohet si hapësirë e përbashkët. Gjithsesi, Kryetari i PD-së e ka privatizuar ashensorin e pallatit pikërisht për t’u ngjitur direkt në katin e 13-të, pa pasur kontakt me komshinjtë.
Harta e shtesës së katit në pallatin ku jeton Lulzim Basha, për të cilën vetë Basha ka dhënë një leje ndërtimi
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2092
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha mbledh Demokratët Euroatlantikë dhe shpalos programin: Ja kontrata jonë me shqiptarët për zgjedhjet e 11 Majit! Mbështetje Drejtësisë dhe lista të hapura
25 Janar, 19:59
-
Basha takim me strukturat e Demokratëve Euroatlantikë: Mbështetja pa kushte ndaj drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë
25 Janar, 17:51
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Pret vulën e PD në rekurs, Lulzim Basha ‘blen’ parti për 11 majin! E regjistruar që prej '95-ës, Konservatorët i ‘dorëzohen’ Koalicionit Euroatlantik (DOKUMENTI)
24 Janar, 20:03
-
Lulzim Basha ‘huazon’ parti tjetër për zgjedhjet, Gjykata e Tiranës: S'ka kërkesë për regjistrimin e Endri Hasës si kryetar të ndonjë partie
24 Janar, 11:55
-
Lulzim Basha ‘huazon’ parti tjetër për zgjedhjet/ Edmond Stojku në Report Tv e mohon t'i ketë dhënë logon: Ne nuk jemi në shitje
23 Janar, 19:44
-
Islami: '21 Janari' krim shtetëror! U vranë me duar në xhepa me urdhër të Berishës! Basha i PL: Të hetohet thellësisht, pati dhunë! Hasanaj: Vrasja e 4 protestuesve s’ka justifikim
23 Janar, 18:01
-
'Analfabetë funksionalë, dje lëpinit këpucët e Bashës sot të Berishës', gazetari pranë PD: Si fshihni dot fotot e videot e ndereve nga pushteti
23 Janar, 11:07
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06
-
Ylli Pata: Pse Grenell takoi vetëm Luzim Bashën nga opozita?
22 Janar, 18:16
-
‘Raporti i OECD, thirrje për ndryshim në shëndetësi’, Basha: Programi ynë, parashikon një rikonceptim të mirëstudiuar sipas nevojës së qytetarëve, jo xhepit
22 Janar, 13:05
Kjo duket IDJOTIZEM shtese Kati qe mund ta beje cdo njeri para viteve2000
Përgjigju