IZRAEL - Kurrë nuk do ishte imagjinuar që një autobus transporti i padobishëm të ndryshohet dhe të marrë formën e një shtëpie luksoze.

Megjithatë kjo është bërë realitet në Izrael. Dy gra të quajtura Hagit dhe Tali janë marrë me kthimin e autobusit në shtëpi luksoze.

Megjithëse kriza e strehimit vazhdon të jetë aktuale ne Izrael, këto dy gra ishin frymëzuar nga disa revista dhe vendosën të marrin këtë iniciativë për të krijuar këtë projekt.

Planimetria e përgjithshme e autobusit është mbajtur dhe pjesët tjera janë ndryshuar totalisht.

Autobusi është projektuar të ketë brenda gjithçka që mund të ketë një shtëpi ku janë bërë edhe instalimi i kondicionerëve dhe kaldajave.

autobus
autobus

(Në foto: Autobusi i shënderruar në një shtëpi luksoze) Foto të tjera

Redaksia Online
(f.i/Shqiptarja.com)