JAPONI - Një mori e madhe xixëllonjash me ngjyrë të verdhë kanë pushtuar errësirën. Ato duken si llampa të ndezura, të krijuara nga dora e njeriut, por në fakt janë krijesa të natyrës dhe që arrijnë të krijojnë një imazh të tillë magjepës.

Ato gjenden në pyjet e Japonisë dhe ka qenë fotografi japonez nga Okayama, Hiramatsu Tsuneaki, që ka arritur të fokusojë këtë moment kaq të bukur dhe foto të papërsëritshme. 

Duke pasur përpara tij një imazh natyror të pazakontë, Tsuneaki arriti të realizojë disa fotografi dhe gjatë këtyre viteve të fundit ai u kthye disa herë tek ai vend për të admiruar ndriçimin e netëve nga drita e xixëllonjave në Okayama City.

Këto lloj xixëllonjash, që ai ka arritur të fokusojë në shkrepjet e aparatit çdo 8 seconda, quhen Genji Botaru.
 

xixellonja
Foto të tjera

(v.gj/shqiptarja.com)