LONDER - Ka dyshime mbi origjinalitetin e fotos së publikuar në Twitter që është kthyer në objekt kulti për tragjizmin dhe kuriozitetin e saj.

Ndërsa po përpiqet të vërtetohet nëse kemi të bëjmë me një fotomontazh apo jo, shkrepja bën xhiron në të gjitha faqet online të shtypit anglez.

Skena regjistrohet në një kishë të Londrës. Në momentin kur njerëzit po nxirrnin arkivolin nga Kisha për ta vendosur në makinën e funeralit, shohin se karrotreci kishte ngarkuar makinën për ta larguar pasi mesa duket kishte shkelur rregullat e qarkullimit.

funeral

(sg/shqiptarja.com)