FOTOLAJM/Kukësi mes dy Drinave
i pushtuar nga mjegulla e dendu

FOTOLAJM/Kukësi mes dy Drinave<br />i pushtuar nga mjegulla e dendu
Muaji dhjetor, që përkon edhe me muajin e parë kur stina e dimrit nis zyrtarisht, në Kukës karakterizohet nga kushte të vështira meteorologjike, të cilat sjellin mot me shi, dëborë, mjegull e temperatura deri në minus 10 gradë celciuz në zonat e thella.

Por, ajo çka të gjtihëve iu bie në sy është mjegulla e dendur që mbulon gjithë qytetin e Kukësit dhe disa zona përrreth tij, mjegull që ndikon në uljen e temperaturave dhe lagështinë e ajrit.

kukesi
Gjithkush, sapo të ngjitet në një lartësi mbi 600 metra e lart, mbi nivelin e detit, ka mundësinë që të shikojë më qartë atë çfarë ndodh në Kukës aty ku gjithçka është e pushtuar nja mjegulla e dendur.

kukesi

Këto imazhe që vijnë nga banorët e Kukësit, tregojnë qartësisht sesi fenomeni natyror mjegull është bërë Zot i gjithçkaje dhe ka mbështjellë mes vetes jo vetëm zonën fushore, por edhe vargmale që rrethojnë qytetin mes dy drinave.

kukesi

Kukësi shtrihet në pjesën verilindore të Krahinës Malore Qëndrore në pellgun me të njëjtin emër, vendosur në gjërësinë gjeografike veriore ndërmjet 41°17'29 dhe 42°05'09 dhe në gjatësinë gjeografike lindorë nga 19°23'30 dhe në 20°23'23.

kukesi
Kukësi ka formën e një shumkëndëshi me gjatësi, veri-jug 26 km dhe gjerësi 35 km dhe me një sipërfaqe 956 km², ndërsa vija kufitare është 156 km.

kukesi
 
Ai dallohet për disnivel të dukshëm të relievit ku thuajse e gjithë pjesa lindore dhe juglindore përshkohet nga zgjatimi i vargut lindor të Koritnik-Gjallicës deri te mali i Kallabakut dhe i Tërfojës në jug.

Sipërfaqet e ulëta janë të lokalizuara në gropën e Kukësit dhe tarracat lumore të Drinit të Zi dhe te Drinit të Bardhë në lartësi deri në 300-600 m mbi nivelin e detit.

Relievi malor zë pjesën më të madhe të territorit nga 800-1000 deri në 2496 m (Gjallica) që arrin pikën më të lartë të rrethit të Kukësit.

Në skajin lindor dhe verilindor vërehen dhe maja të tjera të tilla si: mali i Koritnikut (2394 m ), mali i Kollovozit (1672 m) dhe Tërfojës (2105 m). Në brezin mbi 1000 m rritet shumë pjerrësia e shpatëve, prandaj ndërhyrjet në shfrytëzimin e pyjeve kërkojnë kujdes të veçantë, sepse krijohen kushte të përshtatshme për proceset dinamike të shpatit, të tilla si : erozioni i fuqishëm, shkarje dhe rrëshqitje masive të tokës


kukesi
Rrethi i Kukësit ndodhet kryesisht në zonën e klimës mesdhetare paramalore dhe malore, nën zona veriore dhe lindore, zonë mjaft e përshtatshme për zhvillimin ekonomiko-social, turistik, sidomos dhe në zhvillimin e sporteve dimërore, ngjitjeve alpinistike, rrëshqitjeve në borë.

Klima është mesdhetare malore, gjë që pasqyrohet qartë në temperaturat, karakterin dhe shpërndarjen e reshjeve, sasinë dhe formën e rënies së tyre dhe zgjatjen e shtresës së barës, erërat dhe rrezatimin diellor si dhe elementët e tjerë klimatikë.

kukesi
 
Gjithkush që e viziton këtë qytet, mahnitet për bukurinë që ai ka, pasi është si një ishull që rrethohet nga ujërat e liqenit të Fierzës, malet që e rrethojnë dhe pasuritë e mëdha nën tokëtësore që ka.

Pa lënë mënjanë kulturën, traditën dhe historinë e tij, që ka kulmuar me luftën e Kosovës, në të cilën ai strehoi më shumë se 500 mijë shqiptarë të Kosovës e që u nominua për çmimin Nobël për Paqe në vitin 1999.

kukesi


Redaksia Online
(Flutura TOTA/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)