TIRANE - Një devijim i shkujdesur nga autostrada, Tiranë - Durrës, pranë rreth rrotullimit tek “Doganat”, shkaktoi një aksident që mund të rezultonte me pasoja të rënda.

Ishte drejtuesi i mjetit tip Beznme targë AA 323 EY, Marjo Lila 28 vjeçari i cili  udhëtonte së bashku me vëllain e tij në makinë, ai që ka humbur kontrollin e makinës nga shpejtësia e tepërt, duke u përplasur me bordurën.

Fatmirësisht të dy vëllezërit nuk kanë pësuar dëme serioze, pasi në të kundërt mund të kishin përfunduar në hyrje të karburantit që ndodhej aty vetëm 5 metra pranë.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit dhe ka shoqëruar 28 vjeçin në komisariat, i cili tashmë duhet të tregohet më i kujdesshëm pasi ishte 5 metra larg fatales. 

makina

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)