TIRANË- Kukësi ka arritur të marrë një tjetër fitore të rëndësishme në këtë sezon përballë Vllaznisë dhe kjo fitore është festuar edhe nga trajneri Skënder Gega.

Ai ndodhet në Turqi, për shkak se është i prekur me COVID-19, por kjo nuk e ka ndalur trajnerit që të shijojë këtë 3-pikësh. Ai shfaqet me maskën e oksigjenit, teksa në dhomën e spitali, po sheh ndeshjen nga celulari.

Gega u konfirmua pozitiv me COVID në datën 8 nëntor, për pasojë nuk ishte në pankinë në ndeshjen e Kupës kundër Besës së Kavajës. Ai u dërgua në Turqi më 25 nëntor pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.