TIRANE- “Gëzuar 45-vjetorin Ilir!” Ky është urimi në tortën e ditëlindjes që stafi i Kuvendit ka përgatitur në ditëlindjen e 45-të Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, njëherësh edhe kreu i Partisë “Lëvizja Socialiste për Integrim”.
Me rastin e 45-vjetorit të kreut të Kuvendit, është përgatitur një festë me rreth 500 të ftuar, e cila pritet të fillojë pasditen e sotme rreth orës 19:30.
Në festimin e ditëlindjes së Ilir Metës janë të ftuar dhjetëra kolegë dhe miq.
Mes të ftuarve do të jetë kryeministri Edi Rama dhe figura të tjera të politikës.
Sipas burimeve, ftesë i është dërguar edhe kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili ndodhet në Kosovë.

(Foto/Torta e urimit nga stafi i Kuvendit për 45-vjetorin e Ilir Metës)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com