DURRES - Një T-shirt e bardhë, pantallona të shkurtra dhe me atletet e vrapit, ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka asistuar në gëzimin e një çifti të sapo martuar.

Në fakt gjatë asaj që quajti “ecje sportive” mbrëmjen e djeshme në Gjirin e Lalzit, deputeti Berisha ka ndalur shpesh buzë detit për të bërë fotografi me dasmorë, mbështetës e simpatzant të PD.

Deputeti Berisha ka publikuar ditën e sotme fotot e bëra buzë Adriatikut në rrjetin social “Facebook”, nga ku ka uruar dhe çiftin e ri që nderoi me foto-prezencën e tij. Në foto me çiftin vihet re haptazi entuziasmi i nuses që mban lart dy gishtat ndërsa ish-kreu i PD duket në formë.

Jo vetëm, Berisha publikoi dhe foto të tjera me simpatizantë të tij gjatë aktivitetit fizik të mbrëmjes duke i rikujtuar qeverisë se është aktiv dhe i vendosur edhe gjatë pushimeve, kur ecja sportive kthehet në garë për të bër foto me të.

BERISHA

Redaksia Online
(e.n/shqiptarja.com)