TIRANE- Vizita e djeshme e Ndihmëssekretares amerikane të Shtetit, për Çështjet Europiane dhe Euro-aziatike, znj. Victoria Nuland, në Tiranë është ndjekur me interes të veçantë. Por ajo që bën ka rënë më shumë në sy ka qenë takimi i kreut të PD-së Lulzim Basha me zonjën Nuland. E kujt nuk i ka bërë përshtypje përshëndetja mes Bashës e Nuland, si dhe puthja e shkëmbyer në momentet e takimit para Bashkisë së Tiranës. Fotoja e këtij takimi qarkullon tashmë në rrjetet sociale.
 
Në takimin që Ndihmëssekretares amerikane të Shtetit, për Çështjet Europiane dhe Euro-aziatike, znj. Victoria Nuland, ka zhvilluar me kreun e Bashkisë së Tiranës, njëherësh edhe kryetar i PD-së, ka qenë i pranishëm edhe ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksander Arvizu.
takimi basha nuland
takimi basha nuland

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)