Lushnja ka tashmë Memorialin e Flamurit në nderim të shpalljes së Pavarësisë në këtë qytet. Në ceremoninë e inaugurimit mori pjesë edhe Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni, e cila shfrytëzoi rastin për tu ndalur në inspektimin e zonës informale në lagjen“18 tetori” në Lushnje.

Investimi prej  rreth 87  milionë lekësh i financuar nga Qeveria Shqiptare nëpërmjet Fondit të Zhvillimit të Rajoneve synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore (përkatësisht 10 rrugë të kësaj lagjeje) dhe infrastrukturën e shërbimeve në Lagjen 18 Tetor,  ose siç njihet ndryshe , Lagjja Saravë. 

Në këtë dy vite qeverisjeje ne Lushnje janë investuar  në total  718 milionë lekë për projekte të ndryshme, shumë herë më shumë se çka mundur të përfitoj i gjithë rrethi në 25 vite.

gjermeni ne lushnje

gjermeni ne lushnje

Redaksia Online
(Shqiptajra.com)