TIRANË - Atë që nuk e bën policia e bëjnë këta përdorues biçikletash. Rreth 200 të rinj dhe të reja kanë dalë me biçikleta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit.
Të gjithë njëzëri bënin thirrje drejtuesve të automjeteve të parkuara dyshe apo në vendkalimet e biçikletave për t’i larguar ato. Në foto po ndiqni largimin e disa mjeteve të parkuara dyshe përreth ish-Parkut Rinia.
Qytetarët e Tiranës në mjaft raste u janë bashkuar thirrjeve të të rinjve për drejtuesit që kishin mjetet e tyre të parkuara kundratabelë.
Ajo që vihet re është mungesa e patrullave të përgjithshme të policisë apo shërbimeve të policisë rrugore, qoftë edhe për të shmangur ndonjë konfliktim të të rinjve me drejtuesit e mjeteve.

(Në foto: Të rinjtë e mbledhur me biçikleta pranë "Shallvareve" në Tiranë)

Redaksia Online
(e.s/a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com