Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot brenda dhe jashtë ambjenteve të Kujdesit Ndaj Klientit, pranë kompanisë energjitike OSHEE. Në vend që të garantojnë sigurinë për qytetarët dhe administratën dy punonjësit e sigurisë të policisë private “Ndreu Security Sistem” janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, duke sjellë një çoroditje mes qytetarëve që prisnin për të marrë shërbimin nga administrate e OSHEE. Shqiptarja.com siguron fotografite nga momenti i zenkës
foto
(Në foto momenti i zënkës)

foto
Sipas punonjësve të OSHEE, shkak i këtij konflikti ka qënë polici privat Skerdi Çela, por nuk kanë dhënë detaje si cilat kanë qënë motivet e këtij konflikti. Dy policët privatë i përkasin kompanisë “Ndreu Security Sistem” e cila është kontraktuar nga OSHEE për ruajtjen e sigurisë në ambjentet e zyrave të saj. Nga sa mësohet “Ndreu Security Sistem” është në pronësi të të afërmve të deputetit socialist Pjerin Ndreu.

foto

foto
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)