Edhe politikanët shqiptarë postojnë në Facebook foto romantike sot në Ditën e Shën Valentinit. Atmosfera i ka përfshirë edhe ata, gjë që duket qartë nga fotot e publikuara në rrjetet e tyre sociale.

Kryeministri Berisha ka postuar një foto me bashkëshorten e tij Liri Berisha në një ambjent festiv me zemër në sfond duke e shoqëruar me urimin: "Gëzuar Shën Valentinin, ditën e zemrës suaj, zjarri i së cilës sublimohet në më të mirën e njeriut, në mrekullinë e tij që e bën atë të jetë vetvetja"!

berisha me lirien


Gjithashtu Ilir Meta ka postuar një foto romantike me Monikën .
meta


Mesa duket politikanët shqiptarë kanë marrë shembullin e çiftit presidencial në SHBA. Ata kanë publikuar një foto teksa shkëmbejnë puthje.

obama dhe mishel

Për Michelle dhe Obama kjo nuk është hera e parë që shfaqin dashurinë e tyre në publik dhe një foto e tillë pritej.

(ad.ti/shqiptarja.com)