BOSNJË - Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor i ardhur për të marrë pjesë në ceremoninë e sotme të 20 vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës ditën e djeshme ka vizituar në familje boshnjake të rikthyer në fshat.
 
Pahor i cili kishte marrë përsipër restaurimin dhe rregullimin e shtëpisë së familjes Marnciç në fshatin Gladoviç duke veshur një përparëse leu një pjesë të murit të shtëpisë.
 
Ndërkohë Sabit Manciç, pronari i kësaj shtëpie të rrënuar falenderoi Presidentin Pahor dhe tha: “Në saj të këtyre ndihmave jeta jonë do të bëhët më e mirë”.
Nga ana tjetër Presidenti i Sllovenisë, Pahor ka uruar familjen Manciç për fëmijën e shtatë të ardhur në jetë dhe është shprehur se ndihmat janë për të përmirësuar jetesën.
 
Pahor me furçe në dorë ndërkohë që lyente muret e shtëpisë së familjes Manciç tha: “shpresojmë që punimet këtu të përfundojnë pranverën e ardhshme.”/AA.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)