TIRANË - Një e pusetë e hapur para Portës së Kopshtit Zoologjik në kryeqytet, shpesh është bërë shkak për aksidente, fatmirësisht të lehta deri tani, apo për dëmtime të ndryshme të automjeteve.
 
Rasti më i fundit i dëmtimeve të automjeteve ka qenë sot në mëngjes ku një automjet dëmtoi motorin nga bazamenti i ngritur i pusetës qe mungon.
 
Banorë të kësaj zone, të cilët janë edhe frekuentuesit më të shpeshtë të kësaj rruge apelojnë për mirëmbajtjen e rrugëve.

pusete e hapur
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)