HIMARE - Me dhjetëra dhe qindra peshq të ngordhur kanë dalë në plazhin e Himarës. Është ende e paqartë nëse ka ndodhur ndonjë sëmundje, apo peshqit kanë ngordhur si pasojë e ndonjë peshkimi me lëndë helmuese apo pesticide bujqësore.

Nëse kjo do të ishte e vërtetë autorët janë kujdesur të marrin peshqit e mëdhenj dhe të vegjlit i kanë lënë në det. Rrymat dhe dallgët i kanë nxjerrë këta peshq në breg ku kanë tërhequr vëmendjen e pushuesve dhe turistëve të plazhit në qendër të Himarës.

Ndërkohë asnjë person nga autoritet lokale, të mjedisit apo peshkimit nuk është dukur në plazhin e mbushur me peshq të ngordhur.

peshq te ngordhur

peshq te ngordhur

peshq te ngordhur

(Në foto: Plazhi i Himarës, mbushur me peshq të vegjël të ngordhur)

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)