TOKIO- Artizanja japoneze e bizhuterive Ginza Tanaka ka gdhendur në ar këmbën e majtë të yllit të futbollit Lionel Messi.
Skulptura është realizuar në ar të pastër peshon 25 kile dhe kushton 5 milionë dollare. Ndërkohë që Lionel Mesi, paguhet nga Barcelona 15 milionë euro në vit.
Në ceremoninë e prezantimit sot në Tokio ishte i vëllai Rodrigo Messi. Ndërsa Lionel nëpërmjet një videokonference u shpreh se ishte tepër i nderuar për të pasur të gdhendur në ar këmbën e tij.
Artizanja tha se në fund të 2012 kishte udhëtuar drejt Spanjës për t'i marrë masën e këmbës futbollistit me famë dhe më pas të niste skulpturën në shenjë nderimi për arritjet e tij në futboll.
Skulptura del në shitje nesër dhe do të shoqërohet nga një çertifikatë e lëshuar nga Fondacioni Lionel Messi i cili ndihmon fëmijët në rrezik.

(Foto: Artistja japoneze me sklupturën e saj, këmba e mesit)

(Foto: Lionel Messi duke futur kembën në allçi për të marrë përmasat)
SHIKONI ME SHUME FOTOGALERINE
sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com