TIRANE - Fotoja është shkrepur në zonën e “Unazës së Re” në Tiranë, përballë me “Astirin” dhe tregon realitetin në rrugët e kryeqytetit shqiptar.
Prej dy muajsh, rruga është në rikonstruksion e sipër dhe firma që kryen rregullimin e rrugës, po punon pa asnjë sinjalistikë rrugore, të cilat janë shumë të nevojshme për të paralajmëruar shoferët për rrezikun që i pret.
Kamioni në foto, pati dje fatin e keq të bjerë në një nga gropat që janë hapur për puseta, për shkak të mungesës së kësaj sinjalistike dhe është dashur ndërhyrja e një vinçi për të bërë të mundur nxjerrjen e tij nga gropa.
Por natën situata rëndohet edhe më shumë, sidomos për qytetarët që nuk njohin zonën dhe nuk i shikojnë gropat e thella që janë lënë hapur në rrugë.
Gropat dhe punimet e tejzgjatura në rrugë, janë bërë problem jo vetëm për shoferët, por edhe për banorët e zonës pasi në kohë me shi bëhet baltë dhe kalimi bëhet problematik.

(Në foto kamioni i rënë në gropë tek Astiri)
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com