Ndryshe nga herët e tjera, kryeministri Edi Rama gjatë turit “Të pastojmë më tej Shqipërinë” në qytetin e Kukësit, ka nxituar të përmbyllë fjalën e tij, për shkak të të ftohtit në sallën e Pallatit të Kulturës, ku po mbahej aktiviteti.
 
“Ju falenderoj që po thaheni sëbashku me mua këtu. Shpresoj që të jet si rezultat i zjarrit të brendshëm që keni për PS dhe energjisë që ju japin reformat”, ishte fjalia përmbyllëse e kryeministrit.

Por mesa duket Rama nuk i ka shpëtuar dot të ftohtit të Kukësit, edhe gjatë inspektimit të punimeve në qendrën e qytetit, ku gjatë gjithë kohës është parë me duar të mbledhura dhe fytyrë paksa të ngrirë.

edi rama

edi rama

edi rama

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)