TIRANË - Drejtuesit e makinave e kanë pasur të vështirë të qarkullojnë në rrugët e kryeqytetit këtë mbrëmje. Për minuta me radhë, disa nga aket kryesore të Tiranës u përfshinë nga një trafik i rënduar, ku shumë shoferë kanë qëndruar të bllokuar deri në 30 minuta. Zonat me trafik më të rënduar ishin “Rruga e Durrësit”, Zogu i Zi, unaza e vogël, Rruga e Kavajës si dhe Myslym Shyri.
 
Problemet me qarkullimin janë shkaktuar edhe si pasojë e një aktiviteti që zhvillohej në qendër të Tiranës për luftën kundër dhunës ndaj gruas, dhe mungesa e informimit per akset e bllokuara e ka bere edhe me te veshtire levizjen.

trafik
trafik ne tirane
trafik ne tirane
trafik ne tirane
(Trafiku i rënduar në Unazën e Vogël të Tiranës)

Kreu i këshilltarëve të djathtë në bashkinë e Tiranës Leonard Olli ka reaguar për këtë situatë, ku e quan cinizëm dhe tallje me qytetarët faktin që bllokohet qarkullimi për të zhvilluar koncerte sensibilizuese.

“Nuk mjatoi reagimi si kofini pas të vjelit, nuk mjaftoi që nuk shkoi te shikonte nga afer asnje nga familjet e demtuara nga permbytjet apo ato te evakuara qe mbeten pa shtepi, por mjeshtri i show Veliaj, bllokon rruget, qarrkullimin dhe zhvillon koncerte! Cinizem i pamat! Tallje e pafund me qytetaret! Leji koncertet z. Veliaj dhe zgjidh problemin e ujit te pishem! Boll me spektakel ne keto dite fatkeqesie, por ngri urgjentisht grupet e punes per konstatitimin e demevet e permbytjeve dhe demshperblimin e banoreve! Mjaft me show, po mbaj premtimin per t'i sherbyer qytetareve te Tiranes”, shprehet Olli.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)