TIRANE- Ligji që ndalon pirjen e duhanit në ambientet publike ka hyrë në fuqi që në vitin 2009, por nuk zbatohet nga askush.

Madje as nga vetë ata që e kanë votuar atë në Parlamanet.

Dy deputetet e Partisë Demokratike, Genc Ruli dhe Sokol Olldashi nuk kanë ngurruar që të dredhin një cigare dhe ta pinë atë në korridoret e Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa prisnin të merrnin pjesë në komisionin e veprimtarisë prodhuese ku importuesit e cigareve kërkuan rritje graduale të akcizës.







foto me logo

( Ne foto:Deputetet Ruli e Olldashi te PD-se duke  pritur ne korridorin e Kryesise per te hyre ne mbledhjen e Komisionit)

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)