Brett dhe Nagmeh King, kanë nxjerrë ilegalisht fëmijën e tyre nga një spital në Britaninë e Madhe pasi mjekët atje refuzonin mundësinë e kurimit me rreze protoni në Çeki. Jo vetëm kaq por edhe i’u kanosën prindërve se do t’i hidhnin në gjygj nëse ndërhynin në procedurat e kurimit të 5-vjeçarit Ashya.
Në kushte të dëshpëruara ata e morën fëmijën e tyre për tu transferuar përkohësisht në Spanjë deri kur të arrinin shitjen e shtëpisë për pushime që posedojnë në Costa del Sol. Synimi ishte trasferimi dhe trajtimi i fëmijës në Republikën Çeke, por autoritet spanjolle kanë bërë të mundur arrestimin para se kjo gjë të ndodhte.
Aktualisht prindërit e Ashya ndodhen në izolim prej 72 orësh, ndërsa i biri ndodhet në një spital spanjoll nën mbikqyrjen e autoriteteve. Ndërkohë që Brett dhe Naghmeh King bëjnë thirrje për t’u dhënë mundësia për të qëndruar me të birin, në internet ka nisur një peticion ku shumë qytetar i apelohen Kryeministrit britanik, Cameron që të ndërhyjë sa më parë për zgjidhjen e çështjes.
Prindërit e Ashya King mësohet të kenë marrë këtë vendim ekstrem pasi kufizoheshin në vendimarrje nga mjekët britanik, edhe pse kurimi me rreze protoni në Çeki ka procedura më të lehtësuara dhe kushtor rreth 40% më lirë.
Redaksia Online
(e.n /shqiptarja.com)