Paraditen e sotme kandidatët, nga të gjitha qarqet janë thirrur në Pallatin e Kongreseve për të dhënë udhëzimet e nevojshme mbi procesin e konkurimit.
Po ashtu aplikantët do të ndjekin dhe ceremoninë që do të zhvillohet në kuadër të fillimit të procesit të testimit të Shkollës Bazë të Policisë “Për patrullë të përgjithshme”.
Numri i madh i aplikantëve ka bërë që të ketë një fluks të madh tek bulevardi dhe nga ora 10:00 policia ka bllokuar lëvizjen në një pjesë të bulevardit.
Në këtë ceremoni do të mbajë fjalën edhe kryeministri Rama.
Ndërkohë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri shkruante dje në facebook: Gjenerata e Re e Policisë së Shtetit po lind. Për të ndërtuar policinë Moderne, Sigurine e përbashkët, shtetin ligjor dhe shoqërine e drejtë që meriton vendi.
(Në foto: Aplikantët për shkollën e policisë përpara Pallatit të Kongreseve)
(Në foto: Aplikantët për shkollën e policisë përpara Pallatit të Kongreseve)
(Në foto: Mjetet e blinduara të policisë përpara Pallatit të Kongreseve )
(Në foto: Aplikantët për shkollën e policisë dhe Edi Rama me Saimir Tahirin brenda Pallatit të Kongreseve)
(Në foto: Saimir Tahiri bashkë me aplikantët për shkollën e policisë brenda Pallatit të Kongreseve)
(Në foto: Aplikantët për shkollën e policisë brenda Pallatit të Kongreseve)
*Foto, A.Çakshiri/Shqiptarja.com
Redaksia Online
(sg/a.ç/shqiptarja.com)