Grabitja e shkollave në zonën veri-lindore të vendit është kthyer në një problem shqetësues, duke bërë që mbi 80% e laboratorëve të informatikës tashmë të mos ekzistojnë më.
Fotot që shikoni i përkasin godinës së shkollës së mesme të bashkuar në zonën e Bushtricës në Kukës, aty ku këto ditë është tentuar që të vidhet edhe zyra e drejtorisë së shkollës, ndërkohë që vetëm pak kohë më parë është grabitur edhe salla e laboratorit të informatikës.

Burime pranë shkollës, thotë se dera e zyrës së drejtorisë është shqyer nga personat që kanë hyrë brenda shkollës, por fatmirësisht stafi pedagogjik e kishte zhvendosur kompjuterin, që mesa duket ka qenë epiqendra e grabitësve, gjë që ka cuar në shpëtimin e tij nga vjedhja.
Megjithatë, shihet qartë sesi dyert e shkollës janë thyer në kërkim të materialeve që grabitësit ose grabitësve iu ka interesuar.

Në Qarkun e Kukësit janë vjedhur pothuajse tërësisht laboratoret e informatikës, ndërkohë që policia nuk ka vënë në pranga asnjë person i cili është përfshirë në këto ngjarje.
Rasti më ekstrem ka qenë ai i shkollës ‘Riza Spahiu” e cila ndodhet vetëm 10 metra larg komisariatit të policisë, por që nuk i shpëtoi dot grabitjes së keqbërësve.
Nxënësit ndërkohë kanë mbetur pa mësim në këtë orë, pasi ajo realizohet vetëm në teori e jo në praktikë, ndërkohë që Ministria e Arsimit dhe Sportit ende nuk ka bërë zëvëndësimin e tyre.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com