SHKUP- Më 21 tetor 1995 Remzi Hoxha ishte vrarë në Shqipëri dhe trupi i tij sot e kësaj dite ende nuk është gjetur, për këtë qindra qytetarë kanë protestuar në rrugët e Shkupit ditën e sotme duke kërkuar nga Qeveria e Shqipërisë zbardhjen e krimit

Sipas mediave kosovare në Prishtinë protesta do të mbahet nesër në sheshin “Skënderbeu” nga ora 10:00. Ndërsa pasnesër do të ketë protestë në Tiranë nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbej”.

proteste per remzi hoxhen

Ndërkohë ditë më parë familjarët kanë organizuar një peticion online, përmes të cilit kërkohet zbardhja e vrasjes së veprimtarit patriot. Në peticion familjarët theksojnë se armiku kryesorë që po vret shpresën që Remzi Hoxha të ketë një varr, është koha.
remzi hoxha

remzi hoxha

remzi hoxha

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)