TIRANE - Përgatitjet për pritjen e Papa Franceskut më 21 Shtator sa vijnë edhe bëhen më të dukshme në kryeqytetin shqiptar. Tirana është zgjuar këtë mëngjes me fotot e 40 klerikëve të vrarë në komunizëm të vendosura përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Kumbaro: Dekori në lidhje me dy arsyet kryesore që Papa erdhi në Shqipëri
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro në një dalje për mediat ka folur për dekorin e vendosur përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit për vizitën e Papa Fraçeskut. Ajo ka sqaruar se ky dekor është vendosur në lidhje me dy arsyet kryesore që Papa erdhi në Shqipëri.
“Kemi varur portrete te disa dëshmorëve të atyre që ranë jo me armë, por ranë para armëve që u kërkuan të largohen nga besimi.”-tha Kumbaro
Një detaj interesat që ka shtuar Kumbaro është se ata janë në një proces kanonizimi për të kaluar më pas në të lumturuar, ashtu si Nënë Tereza.
Më tej ajo ka sqaruar gjithashtu se kryeministri Rama e ka ndarë edhe me Vatikanin këtë dekor.
Në lidhje me punimet, Kumbaro ka theksuar se po punohet me tre turne dhe se shumë shpejt ato do të përfundojnë.

Tirana do të kthehet në epiqendër të vëmendjes botërore, kur të dielën e 21 Shtatorit, nga altari i ngritur posaçërisht në sheshin “Nënë Tereza”, Ati i Shenjtë do të kremtojë Meshën e Shenjtë përballë besimtarëve e dashamirësve. Në hapësirën para altarit, do të vendosen një grup të sëmurësh, për të cilët Papa Francesku ka gjithmonë kujdes të veçantë, disa të rinj të dioqezave të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Malit të Zi, si edhe një numër personash, të ftuar nga Kisha Katolike, zyrtarë të lartë të shtetit e përfaqësi diplomatike në Shqipëri.
Vizita e Papa Françeskut në Shqipëri do të pritet me një sërë aktivitetesh jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të vendit.
Papa Francesku viziton për herë të parë vendin këtë të diel, teksa Shqipëria është dhe vendi i parë europian që do të presë një vizitë të Atit të Shenjtë.

/Shqiptarja.com

FOTO