“Njeriu Mrekulli i Paqësorit”, është peshkatari i cili mbijetoi me gjak breshkash, peshk të gjallë, dhe mish pulëbardhe për më shumë se një vit ndërsa lundronte i pashpresë nëpër oqeanin më të madh në botë.
Jose Salvador Alvarenga buzëqesh dhe thotë për MailOnline: “Jam gjallë, jam gjallë dhe nuk mund ta besoj”. Kur u pyet për përvojën e tij të hidhur, ai u përgjigj: “Nuk mbaj mend shumë nga udhëtimi im. Gjithçka përmblidhet në një mendim-deti, deti.” 

Ai donte t’i telefononte gruas dhe vajzës së tij 10 vjeçare në El Salvador, por nuk mban mend emrin e fshatit apo numrin e telefonit. “Kam harruar shumë gjëra”, shprehet Jose. Ai ka harruar edhe moshën e tij, por beson se është diku mes 36 dhe 38 vjeç.
Shumë detaje të historisë mbeten ende të pazbuluara duke përfshirë edhe vendin e saktë nga është nisur nga Meksika. Nëse historia e tij është e vërtetë, ajo është një nga historitë më të bukura dhe mahnitëse të ndodhive në det.

Gee Bing, ministri i Jashtëm për ishujt Marshall tregohet skeptik rreth vërtetësisë së historisë që Jose tregon. “Jose nuk ishte i shumë i dobët, si të mbijetuar të tjerë që janë gjetur në të shkuarën, kjo më bën të kem dyshime. Por, sapo të zbulojmë se nga është, do të mund të sigurojmë më shumë informacion”,  tha Bing.

jose2
Foto të tjera
Në 21 dhjetor 2012, motori i varkës ku udhëtonte Jose dhe ndihmësi i tij, që peshkonte peshkaqenë, u prish. Ata mbetën në mëshirë të fatit, në kushte shumë të këqija dhe pavarësisht përpjekjeve për të tërhequr vëmendjen e anijeve të tjera, rrjedha vazhdonte t’i merrte më tej. Jose pa sesi bashkëudhëtari i tij, një djalosh mes moshës 15 dhe 18 vjeç, vdiq nën diellin e pamëshirshëm pa mundur të durojë ushqimin e gjallë që iu desh të hanin. Jose rrëfen se trupin e tij e ka hedhur në det dhe i vjen shumë keq për ndihmësin e tij.
Ai e vazhdoi udhëtimin e tij torturues për muaj të tërë vetëm me një thikë dhe një mbulesë të vogël për t’u mbrojtur nga dielli.

Për të mbijetuar, ai kapte breshka për të pirë gjakun e tyre kur nuk binte shi dhe hante pulëbardha dhe peshk të gjallë. Jose arriti në port në Majuro me një anije detare e cila e gjeti atë. Një studente antropologjie nga Norvegjia, e cila ishte në bord, arriti te zbulonte copëza nga historia e tij nëpermjet gjuhës së shenjave dhe skicave të vogla.

(o.s/shqiptarja.com)