FOTOT/ Historia lë gjurmë! Arkeologët zbulojnë afreskun 2000-vjeçar të ‘picës’ italiane në Pompei

FOTOT/ Historia lë gjurmë! Arkeologët zbulojnë afreskun 2000-vjeçar të ‘picës’ italiane në Pompei

Buka e sheshtë e përshkruar në afreskun 2000-vjeçar në Muzeun Pompei

Historia lë gjurmë! Arkeologët në qytetin e lashtë romak të Pompeit kanë zbuluar një pikturë që përshkruan atë që mund të jetë pararendësi i picës italiane. Ministrja e Kulturës në Itali pati gjithashtu një reagim ku tha se kjo lloj buke e sheshtë mund të jetë pasardhëse e largët e picës moderne që konsumojnë sot.

“Buka e sheshtë e përshkruar në afreskun 2000-vjeçar “mund të jetë një paraardhës i largët i pjatës moderne”, tha ministria e kulturës e Italisë.

Afresku u gjet në sallën e një shtëpie pranë një furre buke gjatë gërmimeve të fundit në Italinë jugore. Zbulimi u bë këtë vit gjatë gërmimeve të reja të Regio IX në qendër të Pompeit, një nga nëntë lagjet e vendit antik. Ndërtesa u gërmua pjesërisht në shekullin e 19-të përpara se gërmimi të rifillonte në janar të këtij viti, gati 2000 vjet pas shpërthimit vullkanik që përfshiu qytetin.

Drejtori i Pompeit, Gabriel Zuchtriegel tha se afresku tregon kontrastin midis një “vakti të kursyer dhe të thjeshtë” dhe “luksit të tabakave prej argjendi”.

“Si mund të mos mendojmë, në këtë drejtim, për picën, gjithashtu e lindur si një pjatë ‘e varfër’ në Italinë jugore, e cila tani ka pushtuar botën dhe shërbehet edhe në restorante me yje”, tha ai.

Shpërthimi i malit Vezuvius në vitin 79 pas Krishtit e varrosi Pompein në hi, duke ngrirë qytetin dhe banorët e tij në kohë.

Vendi ka qenë një burim i pasur për arkeologët që nga zbulimi i tij në shekullin e 16-të.

Muzeu ndodhet vetëm rreth 23 km nga qyteti i Napolit, shtëpia moderne e picës italiane të mbrojtur nga UNESCO.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë